Në fshatin Shahiq të Kamenicës, dje, Policia e Kosovës gjatë një patrullimi ka ndaluar një kamion të ngarkuar me dru, të drejtuar nga një shtetas kosovar, për të cilin dyshohet se kishte hyrë nga territori i Serbisë në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit përcjellës, është konstatuar dyshimi se një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve ka bërë në mënyrë të kundërligjshme damkosjen e druve dhe ka lëshuar fletë-përcjellëse.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, drutë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime.

