Ndërmarrja Publike “Trepça” ka thënë se brenda dy orësh planifikohet të ndodh evakuimi i 18 minatorëve, të cilët kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.
“Të gjithë punëtorët janë në gjendje të sigurt, ndërsa ekipet teknike dhe skuadrat e shpëtimit janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për sanimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në reagim.
“Trepça” thotë se në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, të cilët kanë hyrë në punë dje në ora 23:00. 29 nga ta kanë dalë nga miniera.
“Trepça Sh.A. njofton opinionin publik se më datë 14.05.2026, rreth orës 01:30, ka ndodhur ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg”, vazhdon njoftimi.

