Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëDënohen dy punëtorët e ‘Pallatit të Rinisë’ për korrupsion

Dënohen dy punëtorët e ‘Pallatit të Rinisë’ për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarit në lidhje me rastin e korrupsionit në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, A.Z dhe F.R.

Të pandehurit akuzoheshin për veprat penale “Përvetësimi në detyrë”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” e “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale e Kosovës nëpërmjet një reagimi në facebook ka thënë se e mirëpret vendimin dënues.

“Vendimi përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe integritetit institucional. Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe që çdo keqpërdorim i detyrës zyrtare të trajtohet në përputhje me ligjin”, vazhdon reagimi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsistemiprokurorial%2Fposts%2Fpfbid0hPn5G39nApHpbBtq38cxGKEtbsApNumz7FbAebBXXvfxexLb2aVufA8Hvvj36W7il&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram