Sistemi Prokurorial ka njoftuar se Prokuroria e Apelit ka arritur të tregojë rezultat të efikasitetit në kryerjen e lëndëve me përqindje prej 100.76% në periudhën e prillit.
“Në periudhën raportuese, Prokuroria e Apelit ka pranuar 794 lëndë, ndërsa ka trajtuar/zgjidhur 800 lëndë, duke treguar një efikasitet të përgjithshëm prej 100.76%”, njofton sistemi prokurorial.
Sipas natyrës së rasteve: a) lëndë penale në shkallën e dytë (PPA) janë pranuar 277 ndërsa janë zgjidhur 277 me një efikasitet prej 100%; b) lëndë me ankesa në procedurën me paraburgim (PAR) janë pranuar 310 ndërsa janë zgjidhur 310 me një efikasitet prej 100%; c) lëndë të ndryshme penale (PPN) janë pranuar 158 ndërsa janë zgjidhur 158 me një efikasitet prej 100%; e) të natyrës (AKAP) –lëndë me ankesë kundër hudhjes së kallëzimit penal/pushimit të hetimit janë pranuar 46 ndërsa janë zgjidhur 52 me një efikasitet prej 113.04% ndërsa të natyrës RLN janë pranuar 3 lëndë dhe janë zgjidhur 3 lëndë duke treguar një efikasitet prej 100%.

