Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se personat me iniciale H.M. dhe B.Z. janë intervistuar në cilësinë e viktimave, ndërsa pesë dëshmitarë janë marrë në pyetje lidhur me rastin.
Prokurori kujdestar, së bashku me Policinë e Kosovës, ka qëndruar gjatë gjithë ditës në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave relevante.
Sipas njoftimit, për këtë rast, dy të dyshuar me iniciale E.L. dhe B.N. janë ndaluar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërkaq, dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.

