Numri një i BE-së për zgjerim, Marta Kos, do të qëndrojë të premten në Kosovë.
Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, pret të premten në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Pas takimit do të kenë konferencë të përbashkët për media, në orën 10:45, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

