Friday, May 15, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me reshje shiu me intensitet të ulët të...

Moti në Shqipëri me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore deri në orët e mëngjesit, në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut  me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër14/24Re shi diell
Kukës10/22Re shi diell
Lezhë13/23Re shi diell
Dibër7/22Re shi diell
Durrës12/25Re shi diell
Tiranë14/26Re shi diell
Elbasan12/27Re shi diell
Berat13/27Diell re shi
Vlorë14/26Diell re shi
Korçë9/22Diell re shi
Gjirokastër13/27Diell re shi
Sarandë14/26Diell re shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram