Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore deri në orët e mëngjesit, në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 14/24 | Re shi diell |
| Kukës | 10/22 | Re shi diell |
| Lezhë | 13/23 | Re shi diell |
| Dibër | 7/22 | Re shi diell |
| Durrës | 12/25 | Re shi diell |
| Tiranë | 14/26 | Re shi diell |
| Elbasan | 12/27 | Re shi diell |
| Berat | 13/27 | Diell re shi |
| Vlorë | 14/26 | Diell re shi |
| Korçë | 9/22 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 13/27 | Diell re shi |
| Sarandë | 14/26 | Diell re shi |

