Divjaka dje u zgjua me një tjetër atmosferë. Kalendari kulturor i qytetit u përfshi nga festimet e edicionit të 6-të të ceremonisë së çmimeve “Aristidh Kola – Nderi i Kombit” – një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të çmuar të vlerësimit të personaliteteve në media, art, kulturë dhe shkencë. Ky event erdhi si fryt i bashkëpunimit mes Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (Dega Fier) dhe medias Newsalbania.com, nën udhëheqjen e gazetarit Vladimir Muça dhe me mbështetjen e pakursyer të Bashkisë Divjakë, Shoqatës Kulturore “Rruga Egnatia” dhe Shoqatës “Apollonia”. Në qendër të kësaj dite ishte figura madhore e arvanitasit të shquar Aristidh Kola, i cili i ka rrënjët pikërisht nga ky qytet.Salla e Shtëpisë së Kulturës ishte mbushur plot e përplot me qytetarë, artistë dhe gazetarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Pasi u ekzekutua Himni Kombëtar, mbrëmja u moderua me mjaft elegancë nga gazetarja Alida Lula.


Gjatë fjalës së tij, organizatori Vladimir Muça ndau me të pranishmit rrugëtimin gjashtëvjeçar të këtij rrugëtimi, duke vënë theksin te rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar përmes figurave të tilla. Një duartrokitje e gjatë shoqëroi edhe lajmin e bukur për krijimin e Shoqatës Kulturore “Aristidh Kola – Nderi i Kombit”.

Mbi jetën dhe trashëgiminë e kolosit arvanitas folën Kryebashkiaku Josif Gorrea, i cili u shpreh se figura e Kolës shërben si një urë e fuqishme lidhëse mes dy popujve tanë, si dhe Akademik Shezai Rrokaj e Profesor Bardhosh

Skena u ndez edhe nga energjia e fëmijëve të Qendrës Kulturore, ku spikati zëri dhe talenti i jashtëzakonshëm i 8-vjeçares Marlind Janko, e cila rrëmbeu zemrat e publikut.

Në pjesën përmbyllëse, juria e përbërë nga emrat e njohur të gazetarisë si Anila Hoxha, Besim Dybeli dhe Ilir Krasniqi, shpalli fituesit e këtij viti. Ishte një moment krenarie ku puna, talenti dhe dinjiteti u kurorëzuan me çmimet meritore, duke pasuruar kështu trashëgiminë tonë të përbashkët.


Laureatët e këtij edicioni ishin: Profesor Bardhosh Gaçe, gazetarja Valbona Davidhi, gazetari investigativ Artan Hoxha, moderatorja Silvana Braçe, gazetari Filip Çakulli, aktori i madh Luftar Paja dhe gazetari Ëngjëll Seriani.

Ky event nuk ishte thjesht një ndarje çmimesh, por një spektakël i vërtetë që e lartëson Divjakën në hartën kulturore shqiptare. Sukseset e tilla ngjallin krenari, krijojnë ekosisteme ku shkëmbehen idetë dhe frymëzojnë brezat e rinj për të ndjekur rrugën e suksesit. Siç thonë: “Artisti është zëri i qytetit,” dhe kur ky zë vlerësohet, i gjithë qyteti flet më fort.
Krejt në fund, Kryetari i Bashkisë, z. Gorrea, gjatë një dreke pune, prezantoi projektet e afërta të bashkisë, e cila dita-ditës po investon për ta kthyer Divjakën në një qendër gjithnjë e më të rëndësishme të zhvillimit dhe kulturës./Kosovatimes

