Sunday, November 15, 2026
HomeKulturë“Jetëgjatë dhe në këngën tënde qofsh!” – Ja urimi plot emocion i...

“Jetëgjatë dhe në këngën tënde qofsh!” – Ja urimi plot emocion i Çipës për ditëlindjen e xhaxhait të tij, poetit…

Aleksander Çipa ia ka dedikuar një urim mbresëlënës, xhaxhait te tij Kristo Çipa, Mjeshtër i Madh, poet dhe Drejtor i Ansamblit “ Bejkë e Bardhë” por edhe njeriut që e ka kthyer Festivalin kombëtar “ Netët e Bejkës së Bardhë” në tradicional. Ai i shkruan me një gjuhë të lartë letrare, të pasur me figuracion dhe plot ndjenjë e respekt. Ja postimi:

“Jetëgjatë dhe në këngën tënde qofsh përherë xhaxha, i dashur!

I meriton gjithë urimet tona, sepse jo vetëm e ngre përditshmërisht këngën piluriote në maja dhe në hapësira kërkimi, por i shton poezisë dhe vjershërimit nga lartësia e Pilurit, forcën dhe brendinë e madhe atdhedashëse.

Ti, me talentin tënd dhe këmbënguljen, me forcën organizative dhe inteligjencën realizon prej vitesh në vendlindje Festivalin “ Netët e Bejkës së Bardhë” duke e mbajtur vatrën e “këngëve të Atdheut tim” të ndezur dhe me prushin e artit unik të Vënçes Fosforinë Shqiptare.

Librat e tu të njëpasnjëshëm me poezi dhe prozë, janë materie e veçantë dhe gjuhëbukur, për letërsinë tonë dhe etnokulturën shqiptare.

Ansambli “ Bejkë e Bardhë” i Pilurit është një kryevepër e jotja që na ushqen ne dhe brezat e vendlindjes me këtë ar të shpirtshëm, prej arti shqiptar.

Jetofsh dhe gëzofsh suksese e gëzime, si në hisenë tënde të meritueshme të jetës plot me drita!

Me zemër, Sandri”, shkruan ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram