Ka përfunduar nata finale e Eurovision 2026, e cila këtë vit u mbajt në Vjenë, duke sjellë emocione të forta dhe një garë të ashpër mes vendeve pjesëmarrëse.
Fitues i këtij edicioni është shpallur Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”, e cila grumbulloi plot 516 pikë, duke siguruar vendin e parë.
Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 343 pikë, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle”, ndërsa vendi i tretë i takoi Rumanisë.
Sa i përket Shqipërisë, artisti Alis me këngën “Nân” u rendit në vendin e 13-të, duke grumbulluar 145 pikë.
Finalja e këtij viti u karakterizua nga një konkurrencë e fortë, performanca spektakolare dhe një nivel i lartë artistik, duke e kthyer edhe një herë Eurovision-in në një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në Evropë.
Spektakli muzikor është transmetuar drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës.Alis Kallaçi ka përformuar në finalen e Eurovizionit që po mbahet në Vienna, duke interpretuar këngën e tij “Nân”, një baladë emocionale kushtuar lidhjes së thellë mes nënës dhe fëmijës.
Artisti shqiptar u ngjit i pesti në skenë, i shoqëruar nga aktorja Rajmonda Bulku, e cila i dha performancës një dimension të veçantë artistik, duke prekur publikun në arenën “Wiener Stadthalle”.
Kënga “Nân”, me tekst dhe muzikë nga vetë Alisi në bashkëpunim me Desara Gjinin dhe e prodhuar nga Erjet Barbullushi, u interpretua me vokal të pastër dhe intensitet të lartë emocional. Performanca u karakterizua nga elemente dramatike që theksuan nostalgjinë, mallin dhe forcën e lidhjeve familjare.
Spektakli muzikor po transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës.
Hapet votimi në Eurovizion 2026 – Alis Kallaçi (Kodi 05)


