Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, tashmë i përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Në këtë aktivitet mori pjesë ministrja në detyrë për Kulturë dhe Turizëm, Saranda Bogujevci, e cila theksoi rëndësinë e këtij botimi për zhvillimin e praktikave bashkëkohore në fushën e interpretimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimin e rolit të guidave turistike. Libri është përgatitur nga Federata Evropiane e Guidave Turistike dhe sjell standarde e praktika moderne që synojnë fuqizimin e guidave si ambasadorë të kulturës dhe historisë lokale.
Gjatë aktivitetit u vlerësua edhe roli i Muzeut të Hidroelektranës, i cili është funksionalizuar për publikun nga Ministria e Kulturës dhe po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme për edukim kulturor dhe promovim të trashëgimisë.

