Me afrimin e zgjedhjeve me 7 qershor beteja jo vetëm mes rivaleve politike por edhe brenda vete partive vazhdon. Ne LDK është shpërfaq një pakënaqësi ë thellë dhe e akumuluar, duke prekur disa nga pikat më të ndjeshme të diskursit politik brenda LDK-së, trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, konsistencën politike dhe meritokracinë e brendshme partiake. Ish bashkëthemeluesi i QIK-ut Bajram Mjeku duke marre si reference nje postim te Jeta Statovci dhe Vjosa Osmanit , iu drejtohet keshtu:
“Gjate pese viteve te kaluara, ti, Vjosa Osmani, Doarsa Kica dhe Albena Reshitaj, nuk keni lënë bord pa e shkarkua, vetëm pse dyshonit se është ndonjë votues i LDK-se. Ju keni shkele disa here ne mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës se Kosovës me veprime antikushtetuese dhe tash kërkoni vote nga anëtarësia e LDK-se!
Vërtet turpi nuk po e mbytka askënd, por veprimi me meritor për juve është ndëshkimi përmes votës. Mbetja juaj jashtë Kuvendit te Kosovës, do te ishte shëndeti me i mire për demokracinë ne Kosove, pasi model i juaj e rrezikon rende demokracinë e krijuar me sakrifica te disa gjeneratave ne Kosove.
Kjo bote është e padrejte! Nga dhjetori i vitit 1991 e deri me 24 mars te vitit 1999, kam punuar ne Qendrën për Informim te Kosovës. Mua dhe disa kolegeve qe kemi punuar bashke ne ditët me te vështira dhe ishim bashkëpunëtoret me te ngushte te presidentit Rugova, as edhe një here te vetme nuk na nderuan qe te ishim bile një here pjese e listës se LDK-se ne disa pale zgjedhje nacionale, ndërsa ti e barte numrin 9 ne listën zgjedhore, vetëm pse për pese vite kishe dell e zell për te share Lidhjen Demokratike te Kosovës! Kujdes nga keqpërdorimi i emrit te Presidentit Historik, sepse emri i Tij ju mallkon…”,a ka shkruar Mjeku.

