Monday, May 18, 2026
HomeLajmeKosovëNjë tjetër sukses nga Orllani: Fjolla Munishi diplomon në afat rekord në...

Një tjetër sukses nga Orllani: Fjolla Munishi diplomon në afat rekord në Mjekësi

Një lajm i gëzueshëm vjen nga fshati Orllan, i cili i shtohet listës së sukseseve të të rinjve tanë. Fjolla Munishi ka diplomuar me sukses të lartë dhe në afat rekord në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në degën e Infermierisë. Me këtë arritje, shëndetësia kosovare fiton një kuadër të ri e të përgatitur, e cila me përkushtim do të japë kontributin e saj në këtë profesion fisnik.

Arritja e Fjollës është pritur me gëzim të madh jo vetëm nga rrethi i saj i ngushtë familjar, por edhe nga mbarë shoqëria. Veçanërisht të lumtur janë shprehur ish-shokët dhe shoqet e gjeneratës së saj nga shkolla fillore “Zahir Pajaziti” në Orllan, të cilët krenohen me rrugëtimin e saj.”Ky sukses përbën një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë e zonës dhe një dëshmi e qartë se puna, vullneti dhe përkushtimi i palodhur sjellin gjithmonë rezultate të shkëlqyera.”Ky moment vlerësohet si një arritje e madhe personale dhe familjare për Fjollën, por në të njëjtën kohë edhe si një kontribut me vlerë për sistemin shëndetësor në Kosovë, në një kohë kur nevoja për kuadro të reja dhe profesionale mbetet mjaft e madhe.

I urojmë Fjollës suksese të parreshtura në rrugëtimin e saj të ri profesional dhe në shërbim të shëndetit të qytetarëve!

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram