Monday, May 18, 2026
HomepafilterMot me diell, vranësira dhe reshje lokale gjatë ditëve në vijim

Mot me diell, vranësira dhe reshje lokale gjatë ditëve në vijim

Java e tretë e muajit maj në Kosovë do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm pranveror, ku nuk do të mungojnë intervalet me diell, por as reshjet lokale të shiut dhe shkarkimet elektrike në disa zona të venditSipas parashikimit të publikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat do të mbeten brenda vlerave normale për këtë periudhë, duke arritur deri në 23 gradë Celsius.

Gjatë javës pritet alternim i vranësirave dhe intervaleve me diell, ndërsa reshje të herëpashershme shiu parashihen kryesisht nga mesi i javës. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar.

Të enjten pritet të ketë kushte më të paqëndrueshme atmosferike, me reshje dhe shkarkime elektrike në disa rajone, ndërsa fundjava do të sjellë mot më të ngrohtë dhe temperatura më të larta.

Instituti vlerëson se kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për kulturat pranverore, ndërsa fermerët këshillohen të kenë kujdes gjatë ditëve me reshje dhe vetëtim.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 8°C, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 19°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Të martën moti parashihet i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë 6-9°C, ndërsa maksimalet 18-21°C. Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-8 m/s.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, kurse maksimalet nga 18 deri në 21°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende pritet të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale do të jenë 6-9°C, ndërsa maksimalet 18-22°C. Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 23°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram