Një tigër që iku nga një kafaz privat dhe që besohet se i përket të ashtuquajturës “Mbretëresha e Tigrave” të Gjermanisë është vrarë nga policia pasi sulmoi një nga kujdestarët e saj.
Sipas policisë gjermane, një burrë 73-vjeçar që ndodhej brenda kafazit të kafshës , në një strukturë private në periferi të Leipzigut, u sulmua dhe u plagos rëndë.
Tigri u arratis nga vendi i ngjarjes, megjithatë, më vonë u gjet nga policia dhe u vra.
Sipas raportimeve të medias gjermane, kafsha i përkiste trajneres dhe performueses së maceve të njohura, por kontroverse, Carmen Chander , e cila mirëmban një strukturë me tetë tigra pranë Schouditz, në periferi të Leipzig-ut.
Asnjë kafshë tjetër nuk është arratisur nga objekti privat, ndërsa policia planifikon një inspektim me dron për të siguruar që zona është plotësisht e sigurt .
Kryetari i bashkisë së zonës, Thomas Druskat, bëri thirrje që kafshët e mbetura të transportoheshin dhe u tha mediave lokale se ishte “e paimagjinueshme” çfarë mund të kishte ndodhur nëse dikush tjetër do të ishte plagosur.
Banorët vendas i thanë agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) se incidenti ishte “i frikshëm dhe shqetësues”, ndërsa njëri prej tyre pretendoi se kushtet e jetesës së kafshëve në pronën private ishin të papërshtatshme.
Organizata për të drejtat e kafshëve Peta i bëri thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime, duke i thënë DPA-së se kuadri për mbrojtjen e kafshëve në duar private duhet të shtrëngohet.

