Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, të hënën ka pritur në takim Presidentin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe njëherësh Presidentin e Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis.
Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimeve dhe përgatitjeve intensive për organizimin e Mediterranean Games Prishtina 2030, një prej projekteve më të mëdha sportive në historinë e Kosovës.
Sipas ministrit Gashani, gjatë diskutimeve u trajtuan progresi i deritanishëm, projektet infrastrukturore dhe rëndësia që këto lojëra do të kenë për vendin, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në promovimin ndërkombëtar të Kosovës.
Ai theksoi përkushtimin institucional për realizimin me sukses të këtij organizimi madhor, duke nënvizuar se trashëgimia e Lojërave Mesdhetare 2030 do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e sportit, rinisë dhe infrastrukturës sportive në të gjitha rajonet e vendit.
“Prishtina 2030 është më shumë se një organizim sportiv. Është dëshmi e vizionit, bashkëpunimit dhe ambicies së Kosovës për t’u rreshtuar denjësisht në hartën ndërkombëtare të sportit”, ka deklaruar ministri Gashani.

