Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:30 në lagjen Ulpiana në kryeqytet.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Sipas tij, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.
Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me identitetin e viktimës e as rrethanat e këtij rasti.

