Monday, May 18, 2026
HomeLajmeKosovëVdes në QKUK një 74-vjeçar pas aksidentit në Vushtrri

Vdes në QKUK një 74-vjeçar pas aksidentit në Vushtrri

Një person ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar në një aksident trafiku të ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18 maj 2026, rreth orës 11:50, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku janë përfshirë tri automjete me targa vendore.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, të cilët fillimisht janë dërguar në emergjencën e spitalit në Vushtrri, ndërsa më pas janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Rreth orës 14:00 është konfirmuar vdekja e një personi, mashkull 74-vjeç, si pasojë e lëndimeve të marra. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram