Monday, May 18, 2026
HomeEkonomiZRRE-ja miraton 21 kërkesa për vetë-konsum

ZRRE-ja miraton 21 kërkesa për vetë-konsum

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar dokumente dhe kërkesa të rëndësishme në sektorin energjetik. Sipas njoftimit, Bordi ka aprovuar Planin Zhvillimor Pesëvjeçar dhe Planin Zhvillimor Dhjetëvjeçar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e gjashtë (VI) për vitin 2026. Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar Planin Zhvillimor Pesë-vjeçar dhe Planin Zhvillimor Dhjetë-vjeçar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Bordi poashtu ka shqyrtuar edhe komentet e NH Ibër Lepenc Sh.A rreth njoftimit për mospajtueshmëritë e konstatuara. Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe aprovuar njëzet e një (21) kërkesa për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 400 kWh. Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe çështje të tjera të lidhura me funksionim e Zyrës së Rregullatorit për Energji”, njofton Zyra e Rregullatorit për Energji.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram