Tuesday, May 19, 2026
HomeKulturëMuzetë e Prizrenit, fokus kryesor i turistëve të huaj

Muzetë e Prizrenit, fokus kryesor i turistëve të huaj

Prizreni është qyteti që posedon numrin më të madh të muzeve në Kosovë, prandaj po punohet që përmes digjitalizimit, artefaktet dhe historia e vendit t’u ofrohen turistëve edhe pa qenë të pranishëm.

Samir Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, thotë se digjitalizimi i hapësirave muzeale është një prej sfidave nëpër të cilat po kalojnë.

“Është një projekt i cili kërkon vëmendje të shtuar, kërkon profesionalizëm mirëpo ne jemi futur në këtë fazë tani po punojmë në digjitalizimin e një pjese të madhe të hapësirave muzeale të muzeu arkeologjik e kemi përfunduar procesin e dixhitalizmit tek muzeu i Lidhjes po ashtu ka përfunduar edhe tek muzeu i hapësirave të Kalasë atje ku është një pjesë e digjitalizuar e ekspozitës që është një dimension i ri i ofrimit të qasjes së vizitorëve në këto hapësira muzeale “,tha për RTK Hoxha.

“Si ta bënë një kërkim të thjeshtë ta qet në hartë dhe mund vishë këtu, gjithashtu në Muzeun  Arkeologjik është gjithë koleksioni e gjithë hapësira është në 3D dhe është online, pra edhe njerëzit që nuk janë fizikisht në muze ose që nuk vinë fizikisht mund ta vizitojnë dhe t’i marrin informacionet për të gjitha artefaktet brenda dhe për gjithë periudhat gjithë arkitekturën”, tha Vesel Hoxha – Menaxher i Muzeut Arkeologjik

“Muzeu duket i mrekullueshëm dhe më pëlqeu shumë kur i pashë të gjitha ato artefakte dhe ishte e bukur sidomos pjesa e përshkrimit të tyre në gjuhën angleze ku kishte shumë informacione. Personalisht kënaqem kur i vizitoj muzetë për të kuptuar për historinë, më pas dal dhe njoftoj njerëzit lokalë, shoh qytetin, por pa vizituar muzetë mendoj që nuk mund të dish edhe aq shumë për historinë e vendit dhe se udhëtimi nuk është edhe aq i kompletuar”, tha Jenifer Swan nfa New Yorku.

Vetëm në Muzeun Arkeologjik, në vitin e kaluar u regjistruan rreth 10 mijë vizitorë, ndërsa sipas të dhënave, këtë vit numri i vizitorëve është gjithnjë e në rritje, sidomos i atyre nga Brazili, Argjentina, Koreja, Japonia, Indonezia dhe Skandinavia e largët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram