Shumica e punëtorëve teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës, të menaxhuara nga kompani private, kanë hyrë në grevë nga mëngjesi i së martës, për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajin prill.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi, bëri të ditur se punëtorët teknikë do të hyjnë në grevë nga mëngjesi i së martës, duke paralajmëruar ndërprerje të punës deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Sipas përfaqësuesve sindikalë, vonesa e pagave ka vështirësuar gjendjen ekonomike të punëtorëve, të cilët kërkojnë pagesën e menjëhershme të obligimeve dhe trajtim më të dinjitetshëm në vendin e punës.
Sindika paralajmëroi se greva mund të ndikojë në mirëmbajtjen dhe funksionimin e përditshëm të shkollave në kryeqytet, nëse institucionet përgjegjëse dhe kompanitë private nuk reagojnë shpejt për zgjidhjen e situatës.

