Tuesday, May 19, 2026
HomeLajmeKosovëPunëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë në grevë për shkak të pagave

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë në grevë për shkak të pagave

Shumica e punëtorëve teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës, të menaxhuara nga kompani private, kanë hyrë në grevë nga mëngjesi i së martës, për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajin prill.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi, bëri të ditur se punëtorët teknikë do të hyjnë në grevë nga mëngjesi i së martës, duke paralajmëruar ndërprerje të punës deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Sipas përfaqësuesve sindikalë, vonesa e pagave ka vështirësuar gjendjen ekonomike të punëtorëve, të cilët kërkojnë pagesën e menjëhershme të obligimeve dhe trajtim më të dinjitetshëm në vendin e punës.

Sindika paralajmëroi se greva mund të ndikojë në mirëmbajtjen dhe funksionimin e përditshëm të shkollave në kryeqytet, nëse institucionet përgjegjëse dhe kompanitë private nuk reagojnë shpejt për zgjidhjen e situatës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram