Tuesday, May 19, 2026
HomeLajmeKosovëKRU-ja nis zëvendësimin e ujëmatësve me sistem ultrasonik

KRU-ja nis zëvendësimin e ujëmatësve me sistem ultrasonik

Zëvendësimi i ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj ultrasonikë do të nisë nesër, më 20 maj 2025, në lagjen Tophane, në kuadër të një projekti për modernizimin e sistemit të matjes së ujit dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina” projekti synon rritjen e saktësisë në leximin e konsumit të ujit dhe faturim më korrekt për qytetarët. Ujëmatësit e rinj ultrasonikë pritet të mundësojnë matje më të avancuara dhe efikase të konsumit.

Punimet, sipas planifikimit të projektit, do të zgjasin deri në fund të marsit të vitit 2027.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë raste të rralla të ndërprerjeve të përkohshme të furnizimit me ujë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram