By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden kundërshton komentet se raketat që ranë në Poloni nuk ishin ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden kundërshton komentet se raketat që ranë në Poloni nuk ishin ukrainase
Rajon / Botë

Biden kundërshton komentet se raketat që ranë në Poloni nuk ishin ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2022/11/17 at 3:49 PM
Kosova Times Published November 17, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, më 17 nëntor kundërshtoi komentin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se raketat që ranë në Poloni nuk ishin me origjinë ukrainase.

“Këto nuk janë dëshmitë”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pasi u kthye nga një udhëtim në Azi.

Deklarata e Bidenit pasoi komentet e shefit të NATO-s dhe Polonisë se shpërthimi i 15 nëntorit në territorin polak ishte shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

“Nga informacioni që kemi ne dhe aleatët tanë, ishte një raketë S-300 e prodhuar në Bashkimin Sovjetik, një raketë e vjetër dhe nuk ka asnjë provë që është lëshuar nga pala ruse”, tha presidenti polak, Andrzej Duda, më 16 nëntor.

“Ka shumë të ngjarë që të jetë qëlluar nga mbrojtja kundërajrore ukrainase”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha gjithashtu se ka të ngjarë të ketë qenë një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të rrëzuar raketat në hyrje më 15 nëntor, gjatë asaj që Kievi tha se ishte vala më intensive e sulmeve raketore të Rusisë në qytete në mbarë Ukrainën që nga fillimi i luftës në shkurt.

Megjithatë, Stoltenberg tha se Rusia dhe jo Ukraina, ishte fajtore për fillimin e luftës.

“Ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare pasi vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës”, u tha gazetarëve në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se nuk ishte raketa jonë”, u citua të ketë thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, më 16 nëntor.

“Unë besoj se kjo ishte një raketë ruse, bazuar në raportet tona ushtarake”, tha ai në televizionin ukrainas.

Ministria e Jashtme polake tha se një raketë e prodhuar nga Rusia ra në fshatin Przewodow, në Poloninë lindore, rreth gjashtë kilometra larg kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona më 15 nëntor, pas një dite granatimesh masive ruse të Ukrainës.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times November 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit, në një incident të “madh” kibernetik

Kosova Times Kosova Times December 31, 2024
Rusia akuzon një grua për terrorizëm pas bombardimit që vrau blogerin e luftës
Osmani: Zgjedhjet e 23 prillit janë moment i rëndësishëm për ju dhe për të ardhmen e komunave tuaja
Të shtypurit nga regjimi sovjetik kujtohen në 88 qytete dhe 35 vende. Në Rusi – në kontekstin e represioneve të reja dhe presionit shtetëror
E drejta për abort dhe debatet në Partinë Republikane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?