Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovëShtatë persona ndalohen për cenim të vullnetit të votuesve në Graçanicë

Shtatë persona ndalohen për cenim të vullnetit të votuesve në Graçanicë

Shtatë persona janë ndaluar për cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë. Këtë e ka konfirmuar për RTK-në kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

(16:54) Pesë persona ndalohen për cenim të vullnetit të votuesve në Graçanicë

A.B|RTKLive

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, njofton se duke vepruar sipas detyrës zyrtare dhe pas raportimeve në media lidhur me deklarimet e Ministrit në detyrë Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në komunën e Graçanicës, janë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë (5) persona, shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria.

Lidhur me këtë rast, janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e ndaluar janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me veprën e lartcekur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues ligjor në Republikën e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram