Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovëBulliqi pret Maqedoncin, flasin për projektet e FSK-së

Bulliqi pret Maqedoncin, flasin për projektet e FSK-së

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me të cilin kanë diskutuar për dy projekte me rëndësi të veçantë për Podujevën: Aeroportin e Dumoshit dhe 100 hektarët në Batllavë, të cilat do të vihen në funksion të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas kryetarit Bulliqi, këto investime paraqesin dëshmi të përkushtimit institucional për forcimin e sigurisë dhe zhvillimin e Podujevës, duke e bërë komunën një pikë me rëndësi të veçantë për mbrojtjen dhe stabilitetin e vendit.

“Edhe pse Podujeva ka vijën kufitare më të gjatë me Serbinë, në të kaluarën nga territori ynë u larguan dy kazerma ushtarake. Sot, falë angazhimit të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Ejup Maqedonci, po ndërmerren hapa konkretë që Podujeva të jetë më e mbrojtur, më e zhvilluar dhe më e sigurt për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Bulliqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram