Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vonesat në ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”, duke thënë se bllokadat dhe pengesat e panevojshme kanë penalizuar qytetarët e kryeqytetit.
Përmes një deklarimi në Facebook, Rama u shpreh se vonesat po ndikojnë drejtpërdrejt në realizimin e projektit, derisa theksoi se sheshet janë për qytetarët dhe në shërbim të tyre.
“Bllokadat dhe pengesat e panevojshme veç sa i kanë penalizu qytetarët e Prishtinës, duke e vonu ndërtimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’”, ka deklaruar Rama.
Ai ka shtuar se do të vazhdojnë me realizimin e projekteve transformuese në kryeqytet.

