Wednesday, May 20, 2026
HomepafilterKQZ ndryshon afatin, votimi me postë nis më 21 maj

KQZ ndryshon afatin, votimi me postë nis më 21 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke vendosur që votimi me postë të nisë më 21 maj 2026, katër ditë më herët se afati i planifikuar fillestar.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 52-të të KQZ-së, të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, ndërsa procedurat janë zhvilluar në mënyrë qarkulluese.

Sipas KQZ-së, ndryshimi i afatit është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare se kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende evropiane nuk do të punojnë më 25 maj 2026 për shkak të një feste zyrtare.

KQZ ka bërë të ditur se gjatë periudhës 22-26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave, andaj janë ndërmarrë aktivitete përgatitore që procesimi dhe dërgimi i pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar për votim me postë të bëhet më herët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram