Wednesday, May 20, 2026
HomepafilterGaxherri: Ka një polarizim skajshmërisht të qytetarëve

Gaxherri: Ka një polarizim skajshmërisht të qytetarëve

Përfaqësuesja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka vlerësuar se ka një polarizim skajshmërisht të qytetarëve të Kosovës.

Gaxherri ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe qetësimin e situatës, teksa tha se për herë të parë Kosova po shkon në disa palë zgjedhje.

Ajo në RTK Prime tha se Kosova nuk ka kohë për të humbur, pasi që ka shumë punë për të bërë dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Ajo kujtoi periudhën kur, sipas saj, Kosova vlerësohej për kulturën demokratike dhe qasjen e matur politike.

“Ne patëm filluar bile të na lavdërojë edhe Bashkimi Evropian për fushata të mira dhe për zgjedhje të mira”, tha ajo.

Gaxherri kritikoi edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se gjatë viteve të fundit ka munguar një thirrje për ulje të tensioneve politike.

“Më vjen shumë keq që zotërinë Kurti asnjëherë për këto gjashtë vite nuk e kam dëgjuar që të del ta thërret popullin për t’i ulur gjakrat dhe për të mos pasur sulme, denigrime, çfarë kemi këto vite”, deklaroi ajo.

Në fund, ajo u bëri thirrje liderëve politikë që të kontribuojnë në ruajtjen e standardeve demokratike dhe procesit zgjedhor në vend.

“Mos na prishet një rrugë, një sistem, një platformë e zgjedhjeve që ne patëm arritur me na lakmuar dikush”, tha Gaxherri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram