Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeKosovëLajmëroi rrejshëm dhunimin, po hetohet denoncuesja, lirohen të ndaluarit

Lajmëroi rrejshëm dhunimin, po hetohet denoncuesja, lirohen të ndaluarit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë të ditur se ka hapur rast për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” ndaj një personi me iniciale V.V., përkitazi me një denoncim të një dhunimi që e njëjta ka paraqitur ndaj dy personave.

Prokuroria në Mitrovicë thotë se e njëjta ka deklaruar se është dhunuar nga dy burra, të cilët me vendim të prokurorit të shtetit ishin ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit, personi që e ka denoncuar dhunimin është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku pas ekzaminimit tek e dëmtuara nuk janë konstatuar kurrfarë dëmtime në organet gjenitale, e për rrjedhojë nuk janë realizuar asnjëra nga elementet e veprave penale kundër integritetit seksual, e po ashtu asnjë vepre tjetër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se në mungesë të këtyre elementeve të pandehurit janë liruar nga qendra e ndalimit ku ishin vendosur paraprakisht, ndërkaq rasti ndaj denoncueses vazhdon në procedurë të rregullt.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram