Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu: Me Spiropalin shkëmbyem mendime për avancim interesash

Haxhiu: Me Spiropalin shkëmbyem mendime për avancim interesash

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë të dyja vendeve dhe avancimin interesave të përbashkëta.

“Kënaqësi të mirëprisja Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta”, ka shkruar Haxhiu pas takimit që ka pasur me kryediplomaten shqiptare.

Kryeparlamentarja ka thënë se bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin e përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve.

Spiropali ka zhvilluar takime edhe me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, derisa para se të fillonte takimet zyrtare me krerë institucional, ka qëndruar në Prekaz.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram