Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, si dhe Tony Buswell, shef për Evropën Jugore në Drejtorinë Ndërkombëtare të Politikës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në Ministrinë e Brendshme.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për prioritetet e qeverisë së re, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe migrimit të paligjshëm.
U vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Mbretëria e Bashkuar për institucionet e Kosovës, e cila ka kontribuar në rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale.
Palët u dakorduan që bashkëpunimi të intensifikohet edhe më tej, në funksion të forcimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit, si pjesë e vizionit të përbashkët ndërmjet dy vendeve.

