Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëSveçla e Hargreaves flasin për luftën kundër migrimit të paligjshëm

Sveçla e Hargreaves flasin për luftën kundër migrimit të paligjshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, si dhe Tony Buswell, shef për Evropën Jugore në Drejtorinë Ndërkombëtare të Politikës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në Ministrinë e Brendshme.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për prioritetet e qeverisë së re, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe migrimit të paligjshëm.

U vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Mbretëria e Bashkuar për institucionet e Kosovës, e cila ka kontribuar në rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale.

Palët u dakorduan që bashkëpunimi të intensifikohet edhe më tej, në funksion të forcimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit, si pjesë e vizionit të përbashkët ndërmjet dy vendeve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02aUGznG6xNdA7STJ3HLbDLPDpWLL8tfP4aqqkgJGnRQEx93HHwETToERsy4Kkp73Ul%26id%3D100063788556625&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram