Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovëFesta e Abetares` bashkon fëmijët shqiptarë në Mitrovicë

Festa e Abetares` bashkon fëmijët shqiptarë në Mitrovicë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar festën tradicionale të Abetares për nxënësit e klasave të para, një ngjarje që këtë vit ka bashkuar fëmijë nga Kosova dhe disa vende fqinje.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, përgëzoi nxënësit për hapin e tyre të parë në shkrim-lexim, duke theksuar rëndësinë e arsimit për të ardhmen e tyre.

“Sot ju nuk jeni më vetëm dëgjues, por edhe lexues të vegjël që po hidhni një hap të madh drejt të ardhmes së ndritur”, tha ai.

Peci shtoi se fëmijët janë e ardhmja e vendit dhe inkurajoi ata të vazhdojnë mësimin. “Ju jeni tani të gatshëm të krijoni fjalë e fjali me shkronjat që tashmë keni mësuar”, thaksoi ai.

Nga Ministria e Arsimit, Avni Rexha theksoi përfshirjen e trevave shqiptare në këtë manifestim, duke përmendur edhe vështirësitë për pjesëmarrjen e disa delegacioneve.

“Në këtë manifestim, që nga fillimi, janë përfshirë edhe trevat shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Kosovës, si Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe Lugina e Preshevës”, tha ai.

Rexha shtoi se përfaqësues nga Lugina e Preshevës nuk kanë mundur të marrin pjesë. “Nuk kanë mundur marrjen e lejes për të ardhur, të kaluar kufirin për të ardhur në Kosovë”, tha ai.

Ndërkohë, përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, Shkëlqim Akllaj, vlerësoi rëndësinë e gjuhës shqipe dhe Abetares si simbol kombëtar. 

“Festa e Abetares dhe festa e mësimit të gjuhës shqipe është po aq e rëndësishme dhe po aq adekuate edhe sot në ditët tona”, thaksoi ai.

Akllaj shtoi se ruajtja e gjuhës mbetet thelbësore për identitetin kombëta.

Manifestimi u mbyll me mesazhe inkurajuese për nxënësit që të vazhdojnë mësimin dhe të ruajnë gjuhën shqipe si pjesë të rëndësishme të identitetit të tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram