Thursday, May 21, 2026
HomepafilterKthjellime dhe alternime vranësirash, reshje të dobëta lokale

Kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje të dobëta lokale

 Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male.

Reshjet e shiut priten të dobëta e të karakterit lokal, kryesisht në lindje e jug, përqendruar në relievet malore të vendit në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 7 m/s, ndërsa në bregdet, lugina dhe male era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 16 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-3 ballë./Atsh

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër13/26Diell re
Kukës12/24Diell re shi
Lezhë13/26Diell re
Dibër9/24Diell re shi
Durrës12/26Diell re
Tiranë13/27Diell re
Elbasan12/28Diell re
Berat10/28Diell re shi
Vlorë12/27Diell re
Korçë9/22Diell re shi
Gjirokastër12/27Diell re shi
Sarandë14/26Diell re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram