Thursday, May 21, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla viziton Shërbimin Sprovues të Kosovës

Gërvalla viziton Shërbimin Sprovues të Kosovës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar zyrat rajonale të Shërbimi Sprovues i Kosovës në Ferizaj dhe Prizren, për t’u njohur nga afër me punën dhe sfidat e këtij institucioni.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë vizitës u diskutua për funksionimin e përditshëm të Shërbimit Sprovues, kapacitetet institucionale dhe nevojën për avancimin e kushteve dhe mjeteve të punës.

Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e këtij institucioni në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe në procesin e rehabilitimit e riintegrimit shoqëror të personave të përfshirë në sistemin penal.

Ajo bëri të ditur se në takimin me drejtorin e Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, është biseduar për përmirësimin e efikasitetit në përmbushjen e mandatit ligjor të institucionit.

Gërvalla vlerësoi kontributin e Shërbimit Sprovues si pjesë funksionale e sistemit të drejtësisë, duke theksuar rolin e tij në zbatimin e ligjit dhe realizimin e politikave korrektuese në praktikë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram