Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Pragë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka.
Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë takimit është diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, rrugën e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, si dhe prioritetet rajonale të përbashkëta.
Takimi është zhvilluar në përvjetorin e 18-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke.
Republika e Kosovës, sipas njoftimit, mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Republikën Çeke në fusha me interes të përbashkët.

