Friday, May 22, 2026
HomeLajmeKosovëPragë, takohen Konjufca dhe Macinka flasin për integrim evropian

Pragë, takohen Konjufca dhe Macinka flasin për integrim evropian

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Pragë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka.

Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë takimit është diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, rrugën e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, si dhe prioritetet rajonale të përbashkëta.

Takimi është zhvilluar në përvjetorin e 18-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke.

Republika e Kosovës, sipas njoftimit, mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Republikën Çeke në fusha me interes të përbashkët.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMFAKosovo%2Fposts%2Fpfbid02ATEutvqxAVy278znmKc7gBKgw7uF4B82gaducEFH46xYaY8V6gDDwtRcu9CWXaVzl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram