Friday, May 22, 2026
HomeLajmeKosovëEkstradohet nga Gjermania në Kosovë i dyshuari për vrasje të rëndë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i dyshuari për vrasje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar ndërkombëtarisht është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për luftimin e krimit.

Sipas njoftimit, ekstradimi është realizuar më 21 maj 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë. I dyshuari, shtetas malazez, ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi kërkohej përmes INTERPOL me letër rreshtim ndërkombëtar.

Ai dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe për shmangie nga drejtësia për një periudhë të caktuar.

Pas ekstradimit në Kosovë, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore.

Policia e Kosovës theksoi se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe kapjen e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram