Saturday, May 23, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca:Kosova ndërtoi qëndrueshmëri demokratike me partnerë ndërkombëtarë

Konjufca:Kosova ndërtoi qëndrueshmëri demokratike me partnerë ndërkombëtarë

Ministri në detyrë i Ministrisë së Jashtme dhe Diaporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Pragë ka marrë pjesë në panelin “Mbajtja e vijës në qëndrueshmërinë demokratike”, ku është diskutuar për sfidat dhe mbrojtjen e demokracive.

Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka thënë se në kuadër të panelit është zhvilluar një diskutim mbi mënyrën se si demokracitë përballen me presionet e brendshme dhe të jashtme.

“Pragë, mora pjesë në panelin ‘Mbajtja e vijës në qëndrueshmërinë demokratike’. Krahas panelistëve të shquar, u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi mënyrën se si demokracitë i rezistojnë presionit nga brenda dhe nga jashtë”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka theksuar se Kosova e ka ndërtuar qëndrueshmërinë demokratike përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova ka ndërtuar qëndrueshmërinë e saj demokratike përmes partneritetit të vërtetë midis institucioneve kombëtare dhe bashkësisë ndërkombëtare, dhe ne synojmë ta mbrojmë dhe ta mbajmë atë në atë mënyrë”, ka shkruar Konjufca.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram