Friday, May 22, 2026
HomeLajmeKosovëKërkohet paraburgim për dy bankarë në Prizren për keqpërdorim detyre

Kërkohet paraburgim për dy bankarë në Prizren për keqpërdorim detyre

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy zyrtarëve bankarë, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas prokurorisë, të pandehurit me inicialet U.Z. dhe K.K., të cilët aktualisht ndodhen në ndalim 48-orësh, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale në fjalë.

Në kërkesë thuhet se U.Z., në cilësinë e menaxherit të bankës, pas aprovimit të një kredie, nuk e ka njoftuar klienten dhe ka liruar mjete financiare në vlerë prej 24 mijë euro nga llogaria e saj pa dijeninë e saj.

Ndërkaq, i pandehuri K.K., në cilësinë e analistit të kredisë, dyshohet se ka ekzekutuar transferimin e mjeteve në dy llogari biznesesh, nga 12 mijë euro për secilën.

Prokuroria thekson se me këto veprime, të pandehurit i kanë shkaktuar dëm material të dëmtuarës R.L. nga Prizreni, duke e ngarkuar atë me kredi fiktive në vlerë prej 25 mijë euro, si dhe duke e përfshirë në procedura përmbarimore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram