Saturday, May 23, 2026
HomeLajmeKosovëKurti njofton dy vendime për parqe industriale në Gjilan dhe Gjakovë

Kurti njofton dy vendime për parqe industriale në Gjilan dhe Gjakovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për dy vendime të rëndësishme që synojnë zhvillimin industrial dhe ekonomik në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se ish-ndërmarrjet “Metaliku” dhe “Virxhinia” në Gjakovë do të nxirren nga administrimi i AKP-së dhe do të transferohen te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), me qëllim krijimin e një Parku Industrial.

Po ashtu, Qeveria ka shpallur Parkun Industrial në Komunën e Gjilanit, në zonën e Livoqit të Epërm, me një sipërfaqe prej afro 200 hektarësh, e cila do të jetë e gatshme për investime dhe zhvillim industrial.

Sipas Kurtit, këto vendime janë pjesë e zotimeve të Qeverisë për t’i dhënë hov zhvillimit industrial dhe për të krijuar kushte më të favorshme për investitorët dhe bizneset në vend.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram