Saturday, May 23, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia paralajmëron për SMS mashtrues për gjoba trafiku

Policia paralajmëron për SMS mashtrues për gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një valë të re mesazhesh mashtruese (SMS) që po qarkullojnë në emër të saj, duke pretenduar rrejshëm për gjoba trafiku dhe duke kërkuar pagesa përmes linkeve të dyshimta.

Sipas njoftimit, këto mesazhe nuk janë autentike dhe nuk vijnë nga Policia e Kosovës.

Policia u kas bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në linke të dyshimta.

“Mos klikoni në linke të dyshimta, mos jepni të dhëna bankare apo personale, mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve”, thuhet në njoftim.

Në rast se qytetarët marrin mesazhe të tilla, rekomandohet që ato të fshihen menjëherë dhe të raportohen tek institucionet përkatëse. Nëse janë dhënë të dhëna sensitive, qytetarët këshillohen të kontaktojnë bankën e tyre.

Policia thekson se rastet mund të raportohen përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrin emergjent 192, duke apeluar për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid0mZnuLjgTfwvkCEYeXTWa4kdjmNGagsnk3byuqZdbqE8nWHReeokeTpdvPSVXpDhgl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram