Kryeministri Rumen Radev mbrojti të premten të drejtën e Bullgarisë për të mos mbështetur Gjykatën Speciale të propozuar për krimet ruse të kryera kundër Ukrainës, duke thënë se vendi i tij ka të drejtë të mbajë qëndrimin e vet për këtë çështje.
Një “gjykatë ushtarake” e tillë ka efekt vetëm kur një shtet është i mundur, kur ai ka kapitulluar dhe udhëheqësi i tij është kapur rob, tha Radev.
“Nuk besoj se kushte të tilla ekzistojnë aktualisht, dhe as nuk ka gjasa të lindin”, shtoi ai.
Tridhjetë e katër shtete anëtare të Këshillit të Evropës, Bashkimi Evropian, Australia dhe Kosta Rika, shprehën dëshirën e tyre javën e kaluar për t’u bashkuar me Gjykatën e ardhshme Speciale për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës, e cila synon të gjykojë pushtimin rus të atij vendi.Iniciativa për të krijuar një gjykatë të re u iniciua vitin e kaluar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy , i cili nënshkroi një marrëveshje me Këshillin e Evropës, një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ka 46 anëtarë, përfshirë Ukrainën.
Bullgaria, e sunduar nga qeveria e qendrës së majtë e Radevit që nga fillimi i majit, refuzoi t’i bashkohej deklaratës. Një ish-gjeneral dhe pilot luftarak, Radev konsiderohej një politikan pro-rus në rolin e tij të mëparshëm si president i vendit.
Përveç Bullgarisë, tre shtete të tjera anëtare të BE-së, Hungaria, Sllovakia dhe Malta, nuk e kanë nënshkruar deklaratën e anëtarësimit në gjykatë.

