Një shtetas turk është arrestuar të premten në stacionin policor Jugu në Prishtinë pasi është paraqitur me thikë. Policia njoftoi se i dyshuari ishte paraqitur në stacion dhe derisa po fliste turqisht e ka nxjerrë një thikë.
“I dyshuari mashkull shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke, gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerre një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit kujdestar është dërguar ne mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit mbrojtës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

