Kordonat e policisë ndërhyjnë mbremjen e djeshme në qendër të Beogradit pas një proteste paqësore “Studentët fitojnë”, ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë nga e gjithë Serbia. Përplasja me policinë filloi jo shumë larg Parkut të Pionierëve, ku ishin mbledhur mbështetës të Presidentit Aleksandar Vuçiç.
Nën sloganin “Studentët Fitojnë”, lëvizja studentore u bëri thirrje qytetarëve nga e gjithë vendi të mblidhen sot nga ora 6 deri në 8 të mbrëmjes se djeshme në sheshin Slavija në qendër të qytetit, ku më 15 mars të vitit të kaluar u zhvilluan demonstratat më të mëdha antiqeveritare në historinë e kohëve të fundit serbe, të nxitura nga tragjedia e Novi Sadit më 1 nëntor 2024, kur një tendë u shemb dhe vrau 16 persona.
Protesta në Trg Slavija përfundoi rreth orës 8 të mbrëmjes, por një grup protestuesish me fantomka ne koke u përleshën me policinë që po siguronte një tubim paralel të mbështetësve të Vuçiçit, të organizuar në Parkun Pionirski, përpara zyrës së Vuçiçit duke i quajtur “shiptari”.

