Sunday, May 24, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me vranësira kalimtare, në bregdet me temperatura...

Moti në Shqipëri me vranësira kalimtare, në bregdet me temperatura të larta

Moti sot parashikohet fillimisht i kthjellët dhe gradualisht pritet shtim vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore-malore të territorit vranësirat hera-herës do të jenë të dendura.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje priten reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 30 °C

në vendet e ulëta: 16 / 31 °C

në vendet malore: 12 / 24 °C

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për momente të veçanta deri e fortë në bregdet dhe në vendet malore.Atsh

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram