By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Kjo është fantastiko-shkencore, qelizat e mia sulmuan kancerin!’: Terapia revolucionare do të vijë së shpejti…
January 15, 2026
Vuçiç kritikon SHBA-në dhe Izraelin për Iranin, një shuplakë e re nga Trump po vjen!?
January 15, 2026
Bullgaria leshon viza për nomadët dixhitalë – kush mund të aplikojë dhe si duket procedura?
January 15, 2026
Dixhitalizimi i Mikpritjes: Si e Personalizon Përvojën e Klientit AV-mbi-IP?
January 15, 2026
Linjat ajrore më të sigurta në botë për vitin 2026, të zbuluara – nga ato me kosto të ulët deri te ato me shërbim të plotë
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Crosseto: Me ministrin Mehaj diskutuam për gatishmërinë e Italisë për tejkalimin e ngërçit mes Kosovës e Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Crosseto: Me ministrin Mehaj diskutuam për gatishmërinë e Italisë për tejkalimin e ngërçit mes Kosovës e Serbisë
Lajme

Crosseto: Me ministrin Mehaj diskutuam për gatishmërinë e Italisë për tejkalimin e ngërçit mes Kosovës e Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 11:35 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Në kuadër të takimeve me homologët e vendeve partnere, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me nderime të larta ushtarake, priti në vizitë zyrtare Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, me delegacionin e tij. Fillimisht, të dy ministrat mbajtën takime tête-à-tête, për të vazhduar në nivel të dy delegacioneve.

Më pas, të dy ministrat mbajtën konferencë për media, ku me këtë rast, në fjalën e tij, Ministri Mehaj i shprehu mirëseardhje homologut italian, duke theksuar se shteti i Italisë është mik e partner shumë i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e trupave ushtarake italiane gjatë gjithë periudhës 23 vjeçare në kuadër të KFOR-it, kontribut i cili po vazhdon edhe tani.

Gjatë kësaj vizitë, Ministri Mehaj e njoftoi Ministrin Crosetto me proceset zhvillimore nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, duke vërë theksin se të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së i atribuohen edhe mbështetjes së shumanshme të Ministrisë dhe forcave partnere italiane.

“Partneriteti ynë përmes bashkëpunimit bilateral tashmë është forcuar edhe më tej me aktivitete të shumta gjatë këtij viti, e të shtuara edhe më shumë për vitin e ardhshëm, përmes planit të përbashkët ushtarak 2023”, tha Ministri Mehaj në këtë konferencë, duke shtuar se përvoja politike dhe ushtarake e Italisë, si vend anëtar shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe standardet e forcave të saj, janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e forcave tona me kapacitete të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta në shërbim të mbrojtjes së paqes, lirisë dhe demokracisë kudo në botë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe atij për automjete

Nga 9 shkurti deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA

Atasheu Ligjor të FBI-së takim me kreun e Policisë së Kosovës

Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

U nda nga jeta i mbijetuari i masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Kosova Times Kosova Times March 3, 2025
Rasti në Loznicë, Kurti qytetarëve: Ndiqni njoftimet e autoriteteve tona
Mbi 2 orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova
Mbyllet sezoni në Superligën e Kosovës, Gjilani shmangë rënin, Feronikeli në barazh
Shfaqja ‘Departamenti i Ëndrrave’ së shpejti me premierë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?