Sunday, June 21, 2026
HomeLajmeKosovëGjini: Mirënjohës për besimin, falënderim të veçantë për Ramush Haradinajn

Gjini: Mirënjohës për besimin, falënderim të veçantë për Ramush Haradinajn

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e marrë pas zgjedhjes në krye të partisë, duke falënderuar qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit për besimin e dhënë.

Gjini tha se është thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje, duke e cilësuar këtë besim si një zotim për më shumë punë dhe përgjegjësi.

“Jam thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje. Ky besim është zotim për punë dhe përgjegjësi e madhe”, ka shkruar Gjini.

Ai ka adresuar një falënderim të veçantë për Kryetarin e Nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se ka treguar lidership të palëkundur dhe besim për të çuar përpara vizionin e përbashkët politik.

“Një falënderim i veçantë dhe me respekt të lartë shkon për Kryetarin e Nderit të Aleancës, z. Ramush Haradinaj. Faleminderit për lidershipin e palëkundur dhe besimin e dhënë për ta çuar përpara vizionin tonë të përbashkët”, thuhet në postimin e Gjinit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fardiangjinii%2Fposts%2Fpfbid02iEi6p8yAEvqp3NqegbcHkG1Lr3GsHSb6evJxQ8QFJjDNSDGqyr99bRxvm6S93XLBl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram